Moti sot me vranësira, reshje lokale shiu dhe erëra të forta
BKT
Kosovë

Moti sot me vranësira, reshje lokale shiu dhe erëra të forta

RTKlive

Në Kosovë sot do të jetë mot mjaft jo-sabil, me erëra lokale të forta, nganjëherë edhe reshje e rrebeshe shiu që mund të shoqërohen edhe me ndonjë bubullimë.

Reshjet do të jenë të karakterit lokal, ndërsa do të vazhdojnë temperaturat e larta për këtë periudhë kohore. Për shkak të erërave, vranësirave e rigave të shiut do të ndjehet ajri më i freskët se temperatura reale.

Era do të fryjë nga kuadrati i juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C.

Ndërsa të hënën moti pritet të jete me vranësira e reshje të herëpashershme, lokale shiu. Reshje bore do të ketë vetëm në majatë e larta të maleve.


MË SHUME NGA Kosovë