15:02 / 12.02.2024
Ambasadori i OSBE-së në Kosovë flet për komunitetet jo shumicë në Gjilan
M.P. / RTKlive
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Devenport.
“Në takimin me ambasadorin e OSBE në Kosovë Michael Devenport diskutuam për punën dhe angazhimin si qeverisje lokale”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.
Tutje sipas njoftimit, një nga temat kryesore ka qenë pozita e komuniteteve jo shumicë në këtë qytet.
“Puna me komunitetet jo shumicë ishte tema kryesore dhe vizita kishte për qëllim edhe vlerësimin pozitiv për këtë angazhim”, vazhdon njoftimi.
























