Forumi Intelektual i është bashkuar koalicionit AAK-NISMA
BKT
Foto/ Edon Gërbani/RTK
Kosovë

Forumi Intelektual i është bashkuar koalicionit AAK-NISMA

E. Hoti / RTKlive

Forumi Intelektual Europa 2030, i është bashkuar koalicionit Aleanca për Ardhmërinë Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media nga Aleanca për Ardhmërinë Kosovës.

"AAK, NISMA Socialdemokrate dhe Forumi Intelektual E-30 dakordohen që të punojnë së bashku për shtetin e Kosovës dhe përcaktohen të jenë të hapura për zgjerim të koalicionit me të gjitha ato parti politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme interesi e që për synim kanë ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm e afatgjatë, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, kjo në partneritet të përhershëm me aleatët strategjikë, SHBA dhe BE",  thuhet në njoftimin e AAK-së.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Social Demokrate dhe Forumi i Intelektualëve E 2030, garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore.No description available.No description available.No description available.

No description available.


MË SHUME NGA Kosovë