Bashkëshorti i Shkurte Fejzës pëson aksident, goditet nga një veturë
BKT
Kosovë

Bashkëshorti i Shkurte Fejzës pëson aksident, goditet nga një veturë

M.P. / RTKlive

Një aksident ka ndodhur sot paradite në Prizren, ku vetura e ka goditur një këmbësor. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar se i aksidentuari është bashkëshorti i këngëtares njohur Shkurte Fejza.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Adem Jashari’ në Prizren sot rreth orës 10:50. Deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet në lëvizje”, ka konfirmuar Bytyqi.

Deri më tani dihet se viktima ka pësuar lëndime të rënda por është jashtë rrezikut për jetë, ndërkaq personi që ishte duke e ngarë automjetin është liruar në procedurë të rregullt. 

"Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, ku me urdhër të tij rasti shkon me procedurë të rregullt", ka theksuar tutje Bytyqi. 


MË SHUME NGA Kosovë