Bazuar në raportin e gradimit Gjakova ka pasur progres mbi 28%.
BKT
Foto: Komuna e Gjakovës
Kosovë

Bazuar në raportin e gradimit Gjakova ka pasur progres mbi 28%.

V.Th. RTKlive

Komuna e Gjakovës njofton se ka mbajtur punëtorinë “Prezantimi i Rezultateve të Gradimit” në kuadër të projektit të mbështetur nga USAID “Integriteti i Komunave të Kosovës” dhe Instituti Kosovar për Menaxhim, më qëllim përmirësimin e menaxhimit të financave publike.

Sipas njoftimit bazuar në raportin e gradimit për vitin e kaluar, rezulton se Gjakova ka pasur progres mbi 28%.

Lidhur më këtë, kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, tha se kjo përformancë është arritur falë projekteve të USAID duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen por, edhe gatishmërinë institucionale për të vazhduar me programe të tilla edhe me tej.

Maia Gondolaze, Drejtoreshë e aktivitetit të USAID Integriteti i Komunave të Kosovës, ka shprehur besimin e saj se vitin e ardhshëm, Gjakova do të këtë edhe më shumë progres, në fushën e menaxhimit të financave publike.


MË SHUME NGA Kosovë