IKSHPK njofton për ajrin e ndotur, bën thirrje për kujdes
BKT
Kosovë

IKSHPK njofton për ajrin e ndotur, bën thirrje për kujdes

M.P / RTKlive

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes për personat e ndjeshëm për shkak të ajrit të ndotur.

IKSHPK ka njoftuar se indeksi i cilësisë së ajrit është 60, teksa ka rekomanduar reduktimin e daljeve në vendet me ajër të ndotur, në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore, fëmijët dhe shtatzënat.

“Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave kur ndotja është e lartë. Personat që duhet të dalin në aktivitetet e tyre, të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall”, thuhet në rekomandimet e IKSHPK-së.


MË SHUME NGA Kosovë