Gërvalla: RTK është institucion që mban përgjegjësi juridike
A.B / RTKlive
Drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, ka reaguar ndaj këngëtares Adelina Ismaili për sa i përket emisionit të saj që transmetohet në mediumin publik “Show i së Premtes”.
Në emision ishte i ftuar teologun Drilon Gashi, por redaksia e RTK-së nuk e aprovoi transmetimin e këtij emisioni, me arsyetim se Gashi ka qenë i dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë për dhunë në familje.
Për këtë situatë, Gërvalla është shprehur i habitur, duke thënë se Ismaili ka postuar në storie të rrjeteve sociale siç thotë ai “fabrikime të mediave private”. Ai tha se “RTK-ja nuk është han i babës”, duke shtuar se i shërben publikes.
“Përkundër që jam në pushim prindëror, me të thënë të kësaj, unë uroj që RTK dhe ekipi i Adelina Ismajlit me të cilët kemi marrëveshje të shkruar për “Shoë i së Premtes” të gjejmë një derëdalje, që të na mundësojë bashkëpunim të mëtutjeshëm. Sepse unë s’kam asgjë personale kundër saj. E vetmja tek e cila insistoj është që ajo të tregojë ndaj nesh të njëjtin respekt që ne si profesionistë tregojmë ndaj saj”, ka thënë ndër tjerash ai.























