11:58 / 13.03.2024
Spitali i Pejës për një ditë realizoi 15 operime të ndërlikuara
K.Kasumi/RTKlive
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se dje ka kryer 15 operime të ndërlikuara.
“Heqja e një pjesë të sëmurë ose të dëmtuar të trupit, heqja e një trupi të huaj nga trupi, apo vendosja e duhur e një organi për të funksionuar siç duhet, janë operacionet më të ndërlikuara në shëndetësi. 15 operime të ngjashme janë kryer dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni shëndetësorm.
Po ashtu është bërë e ditur se janë realizuar 575 vizita, 53 pacientë janë shtrirë si dhe është kryer një lindje – djalë.
“294 pacientë kanë kryer 3 492 analiza, 43 dializa, 73 rëntgene, 44 ultrazëra, 13 CT, 13 rezonanca magnetike, 2 mamografi, 55 shërbime fiziatrike”, thuhet më tutje në njoftim.























