Hapet konkursi për sheshin dhe monumentin e Adem Jasharit
BKT
Kosovë

Hapet konkursi për sheshin dhe monumentin e Adem Jasharit

E. Hoti / RTKlive

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është hapur konkursi për krijimin e sheshit monumental të Komandantit Legjendar, Adem Jashari që nderon sakrificën e tij dhe të familjes.

“Kemi hapur konkursin për krijimin e sheshit monumental të Komandantit Legjendar, Adem Jashari, që do ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së heroit të kombit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve më të rëndësishme të lirisë së vendit”, ka shkruar Rama në Facebook.

I pari i kryeqytetit ka thënë  se ky shesh do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së  madhe të Komandantit Legjendar dhe familjes së tij, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e kombit tonë.


MË SHUME NGA Kosovë