Përmbyllet trajnimi për udhërrëfyes malor sipas standardeve UIAA
V.Thaçi / RTKlive
Kosova ofron një guidë të pasur të turizmit malor, i cili kësaj here vjen me projektin "NaturKosova". Ky projekt që u prezantua në RTK në emisionin e pasdites, ka për qëllim pasqyrimin e shtigjeve malore në kushte të lehta dimërore.
Projekti “Vija Dinarika” lidh vendet e Ballkanit, duke filluar nga Sllovenia, Mali i Zi, Kroacia, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria e tashmë edhe Kosova.
Erëza Vokshi, koordinatore e projektit “NaturKosovo”, ne emisionin “pasdite”, në RTK tha se nga ky projekt janë licencuar 18 të rinj vajza dhe djem nga vende të ndryshme të Kosovës. Ajo tha se është përmbyll trajnimi i parë i guidave që ka qenë në vitin e kaluar, që ishte trajnim i kushteve të lehta verore ku janë licencuar Uta Ibrahimi, Fahmi Drda – alpinist.
Vokshi ka cekur se ky project financohet nga agjencia zhvillimore italiane AICS dhe mbështetet nga ambasada italiane në Kosovë, implementohet nga RTM dhe CELIM , me mbështetje me partneritetin e vetëm në Kosovë Utalaya Fondacion.
Kurse Uta Ibrahimi tha se ka qenë shumë e domosdoshme të kemi një standard të guidave që është i njohur ndërkombëtarisht e që e lehtëson punën edhe jashtë kufijve të vendit.
Ajo tha se turizmi në Kosovë përveç që ka nevojë për promovim ka nevojë edhe për siguri në male.
U përmbyll me sukses trajnimi për udhërrëfyes malor në kushte të lehta dimërore sipas standardeve UIAA.























