AGK telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Arben Rugova 
BKT
Kosovë

AGK telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Arben Rugova 

RTKlive

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit, Arben Rugova, ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit.

Rugova ka punuar në sektorin e arsimit dhe të politikës në disa media si Telegrafi, Koha Ditore, Gazeta Express, Gazeta Lajmi e të tjera.

Rugova punonte së fundi si Zyrtar për Qasje në Dokumente Publike në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit, Arben Rugova. Ai ka punuar në sektorin e arsimit dhe të politikës në disa media si Koha Ditore, Gazeta Express, Telegrafi, Gazeta Lajmi e të tjera. Rugova punonte së fundi si Zyrtar për Qasje në Dokumente Publike në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës. Për vdekjen e gazetarit Rugova, kanë njoftuar familjarët e të ndjerit në rrjetet sociale. AGK-ja, i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit”, thuhet në telegram.

Për vdekjen e gazetarit Rugova, kanë njoftuar familjarët e të ndjerit në rrjetet sociale.


MË SHUME NGA Kosovë