15:18 / 20.03.2024
Hyseni: Po bëhen me rrugë fshatrat e harruara në të kaluarën
A.B/RTKlive
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, sot ka vizituar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e rrugëve të fshatit Shillovë.
Komuna e Gjilanit njofton se në këtë fshat po vazhdojnë investimet në infrastrukturë.
"Rreth 1 km gjatësi janë rrugët që po asfalltohen në fshatin Shillovë. Investimi është në vlerë prej 121,993.04 euro", njofton Komuna e Gjilanit.























