08:01 / 24.03.2024
Vendoset gurthemeli i shtatores së ish-kryeministrit britanik, Blair
RTKlive
(E plotësuar, ora 13:00) Në Ferizaj në shënim të 25 vjetori të intervenimit të NATO-së, sot është vënë gurë themeli I bazës për ngritjen e shtatores së ish kryeministrit Britanik Toni Bler në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë pwr lirin e Kosovë
Inaugurimi i shtatores së ish-Kryeministrit Britanik, Tony Blair, përmbyllja e këtij projekti, do të bëhet me 12 qershor 2024, në 25-vjetorin e Çlirimit të Ferizajt dhe Kosovës.
“Ish-kryeministrit Britanik, Tony Blair i cili bashkë me ish-presidentin amerikan Bill Clinton, janë figurat kyçe prapa këtij intervenimi historik, në kohën më të errët të popullit tonë, të ekzistencës së popullit shqiptar në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Fondacionit "Ne kujtojmë Tony Blair".























