Kujtohen 168 të masakruarit e Fushë-Kosovës |Video
Zenel Hajrizi / RTK
Çerek shekulli më parë, 168 qytetarë shqiptarë, prej tyre 15 ende të pagjetur, pësuan në masakrën e Fushë-Kosovës e të cilët u kujtuan nga qytetarë, familjarë dhe përfaqësues të institucioneve.
Dhembja dhe krenaria gërshetohet te familjarët, ndërsa brengë mbetet fati i të pagjeturve thonë anëtarë të familjes Krasniqi dhe Ramadani, të cilët i kanë pesë, përkatësisht tetë anëtarë të vrarë në këtë masakër.
Vrasjen e qytetarëve shqiptarë nuk e kryen pjesëtarët e regjimit të kaluar serb, por shteti serb zyrtarë të cilit as sot atë ditë nuk kërkuan falje.
“Masakra në Fushë Kosovë është edhe një histori e dhimbjes kombëtare, por është edhe një plagë ende e hapur, një plagë tragjike që ndërlidhet me vetë historinë e popullit të Kosovës”, ka thënë Kushtrim Gara nga Komisioni qeveritar për persona të pagjetur.
Besnik Osmani, zv/kryetar i Fushë Kosovës, ka thënë se kjo nuk është masakër regjimi, por masakër që shteti serb bërë mbi popullsinë e pafajshme.
Trysnia mbi përfaqësues të institucioneve të Serbisë për zbardhjen e fatit të pagjeturve është lehtësim për familjarë të zhdukurve u tha me rastin e shënimit të 25-vjetorit të masakrës në Fushë Kosovë.























