Në Mitrovicë të Jugut mbahet dëgjim publik për Projektligjin e KPM-së
BKT
Kosovë

Në Mitrovicë të Jugut mbahet dëgjim publik për Projektligjin e KPM-së

Edona Podvorica | RTK

Pak qytetarë morën pjesë në diskutimin publik për Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave në Mitrovicë të Jugut.

Shpërndarja e videove  nga faqe të ndryshe pa leje, pa mbulim të fytyrave të fëmijëve si dhe bulizmi ishin disa prej shqetësimeve që i ngritën pjesëmarrësit në diskutim me kryetarin e Komisionit për Media, Valon Ramadanin.

Valon Ramadani, kryetar i Komisionit për Media, tha se me këtë propozim të këtij ligji së paku, ato që regjistrohen kanë një garanci që ato media janë serioze.

"Me këtë projektligj jam i sigurt që të paktën ato që regjistrohen, sepse ne me zor nuk mundemi t’i regjistrojmë mediat, ata që dojnë të regjistrohen kanë mu përballë, mirëpo ato që nuk regjistrohen nuk kanë me pas një vulë të garancisë se kjo media është serioze”, tha Ramadani.

Kurse Skënder Sadiku, qytetar, tha se është mirë te kemi televizion për kroatët, për malazezët edhe për komunitetet që aktualisht nuk ka”

Legjislacioni që ka kaluar në lexim të parë në Kuvend muajin e kaluar, parasheh që mediat online, që prodhojnë video, duhet të regjistrohen si biznes. Me ndryshimet, KPM-ja do të ketë mandate të monitoroj edhe punën e mediave online që prodhojnë përmbajtje audio-vizuale.

Projektligj që ka nxitur kritika brenda dhe jashtë vendit, do të dal në dëgjim publik edhe në dëgjim publik edhe në 5 komuna të tjera.


MË SHUME NGA Kosovë