Qytetarët e Ferizajt mirëpresin regjistrimin e popullsisë|VIDEO
Driton Ramadani|RTK
Qytetarët e Ferizajt e kanë mirëpritur regjistrimin e popullsisë në këtë komunë.
Ekipet regjistruese dolën në terren për t`i verifikuar objektet dhe për t’i informuar qytetarët se ku do të kryhet regjistrimi.
“Shumë i mirë është ky regjistrim, paksa është i vonuar. Është dashur që ndoshta edhe më herët të bëhet por megjithatë është e qëlluar dhe është më se e nevojshme të bëhet regjistrimi i populates, edhe unë gjithsesi do ti përgjigjem”, tha Naim Behluli, qytetar.
“Kjo është e mirëpritur edhe e mirëseardhur për qytetarët e Kosovës sepse me ndryshimet globale por edhe shtetërore të Kosovës duhet që qytetarët të jenë të shënuar dhe këto statistika janë për ne shumë të rëndësishme. Është mirë që të del i saktë numri i banorëve të Kosovës”, deklaroi Avni Nuha , qytetar.
Ndërsa qytetari tjetër i Ferizajt, Azem Çerkini tha se numri i popullsisë është bazë për hartimin e buxhetit për politikat demografike dhe për çdo sferë të jetës.
“Besojë që regjistri ka arsyeshmerin për tu bërë popullata jonë duhet ta dijë sa jemi brendam sa jemi jashtë moshën dhe të tjerat”, deklaroi qytetari Hazir Berisha .
Sipas regjistrimit të viti 2011, Ferizaj ka pasur 108610 banorë.























