Protestojnë banorët e Gllamnikut, kërkojnë vendosjen e rreth-rrotullimit
BKT
Kosovë

Protestojnë banorët e Gllamnikut, kërkojnë vendosjen e rreth-rrotullimit

Valjeta Shala | RTK

Banorët e fshatit Gllamnik të Podujevës, kanë protestuar në shenjë pakënaqësie në lidhje me lokacionin e rreth-rrotullimit. Ata po kërkojnë që reth-rrotullimi të vendoset te udhëkryqi kryesor, te rruga “Ulpiana 41”, ku lidhen mbi 500 shtëpi. 

Osman Bahtiri, përfaqësues i banorëve të fshatit Gllamnik, tha se mungesa e një një rreth-rrotullimi, po ndikon në shkaktim të shumë aksidenteve në trafik.

“Janë afër 500 shtëpi këtu. Në këtë vend jemi dëshmitar të një numri i madh të aksidenteve. Nëse nuk ndërmerret diçka jemi të obliguar që herën tjetër ta bllokojmë rrugën”, tha ai.

Banorët për disa minuta edhe bllokuan magjistralen Prishtinë- Podujevë, ku u me çrast u krijuan edhe kolona të gjata.


MË SHUME NGA Kosovë