Vitia ofron regjistrimin civil falas për rom, egjiptas dhe ashkali
BKT
Kosovë

Vitia ofron regjistrimin civil falas për rom, egjiptas dhe ashkali

K.Kasumi/RTKlive

Komuna e Vitisë ka njoftuar se kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një vendim me të cilën gjatë vitit 2024 do t’u mundësojë regjistrimin falas pjesëtarëve të komunitit rom, egjiptas dhe ashkali nga komuna e Vitisë, në sektorin e gjendjes civile në këtë komunë.

“Në këtë vendim kryetari Haliti shpalli vitin 2024 si vit i regjistrimit falas për këto komunitete. Gjithashtu në këtë dokument i pari i komunës thekson se kjo bëhet me qëllim për të krijuar lehtësira për regjistrimin e mëvonshme të këtij komuniteti”, ka njoftuar komuna e Vitisë.


MË SHUME NGA Kosovë