20:01 / 08.04.2024
Në Gjilan ka filluar trajnimi i mësimdhënësve për zbatim të kurrikulës
V.Thaçi / RTKlive
Komuna e Gjilanit ka njoftuar se mbi 100 mësimdhënës kanë filluar sot trajnimin për zbatim të kurrikulës nga të gjitha nivelet.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit, vizituan mësimdhënësit që për 7 ditë do të jenë pjesë e trajnimit nê Shkollën "Thimi Mitko" të qytetit.
"Gjatë këtij viti pritet që rreth 500 mësimdhënës të marrin trajnime të ndryshme", tha Alban Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, theksoi se kjo është një hap në rrugën e gjatë të ngritjes së cilësisë në arsim nga komuna.























