Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Klinë
BKT
Kosovë

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Klinë

B.H./RTKlive

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Klinafc të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar policia, teksa të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 14:50, policia është informuar se në fshatin Klinafc - Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, derisa rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njesitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor DRP Pejë”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.


MË SHUME NGA Kosovë