Në përvjetorin e rënies përkujtohen 6 dëshmorë dhe 13 martirë
BKT
Kosovë

Në përvjetorin e rënies përkujtohen 6 dëshmorë dhe 13 martirë

Valbon Tahiri| RTK

Në Sllatinë janë përkujtuar 6 dëshmorët Ramadan Xhokli, Isen Elezi, Shaban Elezi, Naim Beka, Agim Matoshi dhe Avi Shehu dhe 13 martirët Rrahman, Brahim, e Habib Lama, Jakup, Mahmut e Ilir Caka, Sabri, Kemajl e Izahir Salihu, Vesel e Nazmi Elezi, Qemajl Deda e Shiqeri Halili, në 25 vjetorin e rënies.

Në manifestimin e organizuar për nder të veprës së të rënëve, Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Sabedin Vishi tha se jemi bërë bashkë për të nderuar dëshmorët dhe martirët të cilët në këto ditë të veçanta na bëjnë të ndihemi krenar duke kujtuar veprën e tyre sublime. “ kujtojmë dëshmorët dhe martirët e pranverës së brishtë të cilët u vranë padrejtësisht, ata zgjodhën vdekjen për tu siguruar pasardhësve të tyre lirinë” tha mes tjerash nënkryetari Vishi.

Ndërkohë në emër të Këshillit Organizues foli Kosovar Xhokli. Ai tha se respekti dhe kujtimi i veprës së dëshmorëve dhe martirëve forcon miqësinë e neve të gjallëve, sepse të vdekurit jetojnë përderisa të ketë të gjallë që i kujtojnë dhe mendojnë per ta.

 


MË SHUME NGA Kosovë