Konjufca homazhe në Nakaradë: Të nderojmë ata që u flijuan për Kosovën
BKT
Kosovë

Konjufca homazhe në Nakaradë: Të nderojmë ata që u flijuan për Kosovën

N.M. /RTKlive

Kryetari i Kuvendit të së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në kompleksin memorial të varrezave në fshatin Nakaradë të Fushë-Kosovës, në nderim të shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat serbe 25 vjet më parë.

“Duke kujtuar sakrificën e të rënëve, Kryetari Konjufca gjatë bashkëbisedimit me familjarë dhe banorë të tjerë tha se dëshmorët dhe martirët dhanë për Kosovën më të shtrenjtën e tyre, jetën, ndërsa sot është detyrë morale e gjithsecilit të kujtojë dhe nderojë këtë flijim”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim e Kuvendit.

Kryeparlamentari tha se sakrifica për liri është akti më i lartë i atdhedashurisë, duke shtuar se krenaria për të rënët është e barabartë me dhimbjen.


MË SHUME NGA Kosovë