Drenas, të gjitha shkollat pajisen me çanta emergjente
BKT
Kosovë

Drenas, të gjitha shkollat pajisen me çanta emergjente

V.Thaçi / RTKlive

Komuna e Drenasit njofton se në kuadër të projektit "Avancimi i përshpejtuar i cilësisë së arsimit - Strategjia 5 vjeçare e arsimit parauniversitar në Komunën e Drenasit", janë shpërndarë çantat emergjente për të gjitha shkollat e Komunës së Drenasit.

Sipas njoftimit përveç çantave emergjente, për të gjithë mësimdhënësit e Edukatës Fizike, u shpërndanë certifikatat e pjesëmarrjes në programin e trajnimit katër ditor "Pedagogjia e Edukimit Psiko - Social dhe Shëndetësor" të udhëhequr nga Phd.Cand.Rilind Obërtinca.

Tutje nga Komuna e Drenasit thonë se Drenasi është komuna e vetme në Kosovë e cila ka shpërndarë Çanta Emergjente për të gjitha institucionet edukative dhe arsimore.

 Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, prezent ishin edhe Muhamet Gjoka - Drejtor i DKA dhe Nehat Mustafa - Drejtor i QAPA.


MË SHUME NGA Kosovë