Fshatrat Sllatinë, Bardh i Madh po bëhen për herë të parë me ujësjellës
A.B| RTKlive
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se uji ishte premtim për të cilin u zotuan dhe të cilin po e realizojnë duke u angazhuar me dinamik të shpejt dhe intensitet të lartë, duke i dhënë fund politikave përjashtuese të qeverive të kaluara për këto lagje.
“Lagjet 28 & 29 dhe fshatrat Sllatinë, Bardh i Madh po bëhen për herë të parë me rrjet të ujësjellësit, të cilët ndonëse afër Prishtinës për një kohë të gjatë janë lënë pa ujë të pijes. Me zyrtarët nga KRU Prishtina vizituam punimet nga afër dhe biseduam me banorët e lagjeve 28 dhe 29 në Fushë Kosovë. 680 kyçje do të realizohen në rrjetin e ujësjellësit në këto dy lagje ndërsa investimet për këtë projekt janë afër 3 milion”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Sipas tij, 25% e rrjetit të ujësjellësit është shtruar në të dy lagjet gjersa punimet janë duke u realizuar me intensitet të lartë dhe deri në fund të vitit parashihet të përfundoj projekti në tërësi. Në kryerjen e këtyre punimeve jam i kënaqur pasi janë angazhuar edhe punëtorë nga pjesëtarë të komuniteteve të cilët jetojnë në këto lagje.
“Barazi dhe dinjitet, në çdo ditë e secilin aktivitet, duke i dhënë fund praktikave diskriminuese dhe politikave përjashtuese”, tha ai.























