Mot me diell dhe reshje shiu në pesë ditët e ardhshme
BKT
Foto: Arkiv / RTKlive
Kosovë

Mot me diell dhe reshje shiu në pesë ditët e ardhshme

V.Thaçi / RTKlive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditëve në vijim do të ketë mot me diell dhe me reshje shiu.

Sipas Institutit të hënën do të jetë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të martën, mot me diell dhe pjesërisht i vranët. i vranët .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

E të mërkurën mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende - vende parashihen të sjellin reshje shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi.

Të enjten mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh..Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

Kurse të premten mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jen relativisht të mira dhe stabile.

Sasitë totale të reshjeve gjatë javës që po e lëmë ishin 6-45 litër për metër katrorë.


MË SHUME NGA Kosovë