Sveçla në Ujman, i bashkohet Federatës për Kajakim
M.Sh/RTKLive
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i është bashkuar të dielën Federatës për Kajakim të Kosovës duke lundruar në Liqenin e Ujmanit.
“Me pjesëtarë të Federatës për Kajakim të Kosovës kaluam këtë të dielë duke lundruar në Liqenin e Ujmanit. Vendi ynë gëzon pasuri të jashtëzakonshme natyrore të cilat mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rekreative të qytetarëve tanë e veçanërisht rinisë sonë, ka shkruar Sveçla.
Në një foto shpërndarë në facebook, shihet edhe vetë ministri duke lundruar në këtë liqe.
“Liqeni Ujmanit i rrethuar me bukuritë natyrore dhe me kapacitetin që ka, ishte adresa e sportistëve të Federatës për Kajakim, të cilët lundrojnë ujërat e vendit tonë por edhe më gjerë. I falënderoj për ftesën dhe i përgëzoj për organizimin”, ka shkruar ministri.























