`KRU `Prishtina` paralajmëron shkyçje të borxhlinjëve
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

`KRU `Prishtina` paralajmëron shkyçje të borxhlinjëve

V.Th. RTKlive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar se të mërkurën do të zhvillojë një aksion të gjerë për shkyçjen e konsumatorëve që kanë borxhe të mëdha të ujit dhe konsumatorëve ilegalë.

“Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit! Nesër 15 maj 2024, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Sipas njoftimit në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Republikës së Kosovës.


MË SHUME NGA Kosovë