Shembet dheu në rrugën Gjakovë-Klinë, bllokohet qarkullimi|VIDEO
BKT
Islam Haxhiu/RTK
Kosovë

Shembet dheu në rrugën Gjakovë-Klinë, bllokohet qarkullimi|VIDEO

Islam Haxhiu/RTK

Rruga Gjakovë – Klinë është bllokuar për qarkullim si pasojë e shembjes së dheut që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Rrëshqitjet e mëdha të dheut janë në afersi të urës në rrugën Gjakovë-Dollc. E për pasojë rruga është bllokuar. Udhëtarë të të dyja drejtimeve po kthehen pasi që kalimi është i pamundur.

Nga kompania e ngarkuar ndërtuese dhe ekipe të tjera janë duke e larguar dheun në përpjekje për të liruar rrugën.

Ndërkohë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për RTKlive se për shembjen e dheut janë njoftuar pas mesnatës dhe se rruga vazhdon të jetë e bllokuar.

“Policia e Kosovës është informuar për shembjen e dheut në orën 01:00 pas mesnatës. Policia ka dalë në vendngjarje, pra ku është shembur dheu në Volljakë, ku edhe janë duke u kryer punime. Rruga vazhdon të jetë e pakalueshme edhe në momentin që po flasim. Në vendngjarje është edhe kompania që është duke i kryer punimet dhe po mundohemi që të largojmë dheun”, ka thënë Rugova.

 


MË SHUME NGA Kosovë