Digjet zyra e pajisjeve të teknologjisë informative në Spitalin e Pejës
BKT
Foto: Islam Haxhiu /RTK
Kosovë

Digjet zyra e pajisjeve të teknologjisë informative në Spitalin e Pejës

Islam Haxhiu /RTK

(E plotësuar) Në Spitalin e Pejës, një dhomë, në të cilën kanë qenë pajisjet e teknologjisë informative, është përfshirë nga flakët.

Naim Sahiti, zyrtar për informim i Spitalit, ka theksuar për RTK se databaza dhe të dhënat e tjera nuk janë dëmtuar, kurse dëme janë shkaktuar, por janë duke i bërë vlerësimet.

Zjarr në Spitalin e Pejës, intervenojnë policia dhe zjarrfikësit

Rreth orës 4 të mëngjesit një zjarr ka përfshirë në një nga dhomat e Spitalit të përgjithshëm në Pejë. Sipas njoftimit zyrtar, zjarri ka rënë në katin e katërt, si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.

“Me intervenimin e shpejtë është ndalur përhapja e zjarrit, por një dhomë ku kanë qenë pajisjet e Teknologjisë Informative është djegur dhe tani jemi në proces të konstatimit të dëmit. Sa i përket data bazës dhe të dhënave tjera të gjitha janë të ruajtura ngase janë të lidhura me sisteme tjera informative dhe asnjë e dhënë apo data bazë nuk është humbur”, thuhet në njoftim të Spitalit.

Sipas njoftimit, shërbimet ndaj pacientëve kanë vazhduar dhe po vazhdojnë të jepen si gjithnjë dhe puna po vazhdon normalisht, ndërsa ekipet e shërbimeve teknike janë duke u marrë me pastrimin dhe riparimet e nevojshme në  dhomën e djegur dhe ambientet tjera të katit të IV të bllokut Kirurgjik.

 


MË SHUME NGA Kosovë