Spahn: Misioni i Korpusit të Paqes, i qartë dhe guximtar|VIDEO
BKT
Kosovë

Spahn: Misioni i Korpusit të Paqes, i qartë dhe guximtar|VIDEO

K. Kasumi / RTKlive

Korpusi i Paqes këtë javë shënon 10-vjetorin e themelimit të misionit në Republikën e Kosovës. 10 vjet në shërbim të vullnetarëve amerikanë. Të ftuara në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK ishin Carol Spahn, drejtoreshë e Korpusit të Paqes dhe Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës. Ato njoftuan më hollësisht rreth 10-vjetorit të Korpusit të Paqes në Kosovë dhe rolit të tij. Spahn tha se misioni i Korpusit të Paqes është i qartë dhe guximtar.

Jahjaga fillimisht tha se u bë një dekadë prej vullnetarëve të parë të Korpusit të Paqes në Kosovë dhe se ajo qysh atëherë është përqendruar që të ketë një mundësi të iniciojë marrëveshje partneriteti mr aleanca që shkojnë përtej mandatave individuale të presidentëve apo të individëve të caktuar dhe mënyrën si këtë e ka bërë për popullin e Kosovës dhe për institucionet e Kosovës.

“Meqenëse kemi qenë një vend që kemi dalë nga një luftë e tmerrshme me pasoja të tmerrshme për vendin tonë, një vend që ishte vetëm tri vjeç pas shpalljes së pavarësisë dhe plagët tona ishin ende të hapura”,  tha Jahjaga.

Ajo theksoi se është një prej trashëgimive më të mira të mia që po ua lë institucioneve të Kosovës.

Ndërkaq, Spahn shtoi se në Kosovë e sheh ngrohtësinë më të madhe.

“Misioni ynë është shumë i qartë, por edhe shumë i guximshëm të krijojmë partneritet në paqe që edhe ne besojmë që kjo ndodh duke bërë një relacion, një marrëdhënie në një kohë, duke punuar, duke integruar krahas njëri-tjetrit në shumë vende në botë”, theksoi Spahn.

“Tani po shohim që kjo po realizohet sepse vullnetarët tanë po shkojnë në vende të ndryshme, po qëndrojnë dy vjet dhe me të vërtetë po e krijojnë këtë miqësi. Ata po krijojnë një vend të tyre të dytë, një familje të dytë dhe po mbesin të lidhur me këto familje gjatë gjithë jetës. Këtu në Kosovë po e shoh ngrohtësinë e kësaj lidhjeje, sepse pata rastin t’i vizitoj disa familje nikoqire dhe këtu në Kosovë dhe po e shoh ngrohtësinë”, deklaroi ajo.


MË SHUME NGA Kosovë