Me shumë aktivitete në Prishtinë shënohet 1 Qershori- Dita e Fëmijëve
Aurora Verbica / RTKlive
Gjatë ditës, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizata dhe institucione të ndryshme ka zhvilluar aktivitete të ndryshme për të shënuar 1 qershorin-Ditën e Fëmijëve.
Fëmijët e kryeqytetit kanë zhvilluar aktivitet të ndryshme në sheshin "Zahir Pajaziti", duke i dhënë kuptim festës së tyre.
Elsa Suma, pjesëmarrëse në një ndër aktivitetet për fëmijë të quajtur "Tika Dance" u shpreh e kënaqur dhe e vlerësojë të rëndësishme aktivitetet e organizuara për fëmijë.
"Ndjehem shumë e lumtur të jem pjesë e këtij organizimi në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë", tha ajo për RTKlive.
Kurs, Zjarr Bujari, koordinator i organizatës joqeveritare "ETEA", tregon për RTKlive rëndësinë e pjesëmarrjes në këto aktivitete të organizuara për 1 qershorin. Organizata "ETEA" ka shpërndarë libra për fëmijët.
"Zhvillimi i shkathtësive të leximit tek fëmijët është i rëndësishëm", tha Bujari.
Ndërsa, Agon Rexhepi, moderatori i eventit, thotë për RTKlive se Prishtina ka pasur nevojë për aktivitete të tilla.
"Jam shumë i lumtur që Drejtoria e Kulturës e ka bërë një organizim të tillë, ky organizim ka bashkuar fëmijët, prindërit, mësimdhënësit, familjarët", tha ai.























