Përgatitje për Kurban Bajram, tregtarët: Këtë vit ka më pak shitje|Video
BKT
Kosovë

Përgatitje për Kurban Bajram, tregtarët: Këtë vit ka më pak shitje|Video

Zenel Hajrizi /RTK

Një ditë para festës, qytetarët që kanë mundësi, bëhen gati të blejnë kurbane. Bashkësia Islame e Kosovës ka caktuar për këtë vit çmimin minimal prej 160 eurosh. Por në tregje, ai shitet edhe me çmime të tjera. Mishi i kurbaneve u shpërndahet të gjitha kategorive shoqërore pa dallim, veçanërisht atyre me gjendje më të vështirë ekonomike, në mënyrë që tryeza e festës të jetë e begatë për secilën familje.

Festa e Kurban Bajramit nuk afron vetëm familjarët. Një festë si kjo bën bashkë edhe qytetarët e tregtarët. Shitja e blerja e kurbaneve është arsyeja kryesore. Por, për të shitur ka më shumë e për të blerë më pak sesa vitet e kaluara.

 “Çmimi sillet prej 200 në 300 euro, por blerës ka shumë pak në krahasim me vitin, kushtet si kemi të mira, varet edhe prej peshe, a kushtet për treg si kemi kurrqysh”, thotë shitësi i kurbaneve, Ajet Gashi.

 “Varet çfarë peshe e merr, çfarë sasi të mishit e ka mirëpo s’po di çka me thanë Bashkësia Islame ka thanë 160 euro është mesatare tash këtu krejt ndryshe por mirë bahet ai që e ka njet me pre të jetë sa të jetë”, shton qytetari, Gani Sekiraqa.

Në Bashkësinë Islame të Kosovës deklarojnë se tradita therjes së kurbaneve vazhdon të bëhet sipas rregullave të besimit islam.

“Çmimi për një kurban është me një çmim minimal 160 euro i cili është një çmim i cili krahasuar me tregun është një çmim shumë simbolik ndërsa në treg është mbi 200 euro një dele apo një dash që mund ta merr”, thotë drejtori i shoqatës "Bereqeti", Behxhet Ajvazi.

Therja fillon pas faljes së Kurban Bajramit dhe mund të vazhdojë deri në ditën e katërt të festës, me faljen e namazit të ikindisë. Mishi i Kurbanit u ndahet gjithë qytetarëve, pa dallim dhe ka një dimension të përafrimit mes njerëzve.

Kurse nga Bashkësia Islame e Kosovës deklarojnë se shoqata ?Bereqeti? do të bëjë shpërndarjen e mishit të kurbaneve.


MË SHUME NGA Kosovë