KRU Prishtina me aksion ndaj `borxhlinjve`, shkyq konsumatorët në Veternik
BKT
Kosovë

KRU Prishtina me aksion ndaj `borxhlinjve`, shkyq konsumatorët në Veternik

Arlinda Sejda /RTK

Gjashtë vërejtje dhe një shkyçje është bilanci i aksionit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’, ndaj konsumatorëve që kanë borxhe të mëdha, si dhe ata ilegalë. Aksioni që nisi në lagjen ‘Veternik’, u asistua nga policia. Edhe në këtë aksion, pati kundërshtime nga ana e keqpërdoruesve.

Në aksionin që nisi në lagjen ‘Veternik’ të Prishtinës, në prani të policisë, pati edhe kundërshtime nga konsumatorët.

Zyrtarë nga Kompania e Ujësjellësit bënë të ditur se pavarësisht kërcënimeve, aksioni i tyre do të vazhdojë .

“Kemi shumë ankesa nga qytetarët se pse me media dhe polici po shkoni në aksione. Më përgjithësi po e them që në moment që shkojnë inspektorët tanë , le që nuk bëjnë pagesa por edhe i fyejnë dhe ofendojnë në mënyrat më të këqija”, tha Arta Mjeku, zëdhënëse në KRU ‘Prishtina’.

“Sot patëm edhe kërcënime mirëpo kërcënimet e tilla dhe shantazhet ndaj ekipeve tona hasin çdo ditë mirëpo ata nuk do të zmbrapsen dhe do të kërkojmë të drejtën tonë në interes të kompanisë dhe jo në interesa personale”, tha Kushtrim Zeneli, menaxher i Departamentit të Kontrollit në lidhje me furnizuesit e ujit.

Borxhi i konsumatorëve ndaj kompanisë së ujësjellësit llogaritet të jetë mbi 45 milionë euro. Prej tyre, 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.


MË SHUME NGA Kosovë