14:49 / 21.06.2024
Pishina e Gërmisë hapet më 28 qershor
SH.Ç/RTKlive
Pishina e Gërmisë do të hapët më 28 qershor. Kjo është bërë e ditur nga ndërmarrja e cila bën menaxhimin e pishinës “Sport &Marketing”.
“Ju njoftojmë se pishina e Gërmisë është duke përfunduar edhe përgatitjet e fundit dhe do të hapë dyert për qytetarë më 28 qershor”, thuhet në njoftim.























