‘Pedale për Sigurinë’, aktivitet në mbrojtjen dhe respektimin e çiklistëve
BKT
Kosovë

‘Pedale për Sigurinë’, aktivitet në mbrojtjen dhe respektimin e çiklistëve

Enis Tabak /RTK

Aktiviteti "Pedale për Sigurinë" u organizua nga Klubi i Çiklistëve `Pro Bike`, për të tërhequr vëmendjen ndaj rritjes së fundit të aksidenteve në trafik dhe për të mbrojtur të drejtën e kalimit dhe respektin për çiklistët.

Ngjarja u mbajt në kujtim të artistit Abdulhadi Zemani nga Prizreni, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident tragjik me biçikletë, rreth një javë më parë.

Çiklistëve u kërkua që të mbanin helmeta dhe të respektojnë shenjat e trafikut. Në  aktivitet morën pjesë rreth 50 çiklistë.


MË SHUME NGA Kosovë