06:03 / 15.07.2024
Moti sot me diell, temperaturat deri 38 gradë Celsius
RTKlive
Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht me diell.
"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s", njofton IHMK.























