11:59 / 03.08.2024
Hamza thotë se shëndetësinë do ta transformojë në nivel vendi
V.Thaçi / RTKlive
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili nga PDK është caktuar si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e ardhshme, ka theksuar se Shëndetësinë do ta transformojë në nivel vendi, siç e bëri në Mitrovicë me 180% rritje të investimeve.
“Shëndetësinë primare e kemi transformuar tërësisht në fshatrat dhe qytetin e Mitrovicës. Këtë do ta bëjmë edhe në nivel vendi, që të gjithë qytetarët tanë, fëmijët, nënat e baballarët, t’i marrin shërbimet në kohën e duhur, pa burokraci, me cilësi të lartë e kujdes të shtuar”, ka thënë Hamza përmes një videomesazhi.