242 aksidente gjatë korrikut në rajonin e Ferizajt
K. Kasumi/ RTKlive
Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt njofton se gjatë muajit korrik 2024 në këtë rajon janë raportuar gjithsej 242 aksidente të komunikacionit rrugor.
Sipas policisë prej tyre 1 aksident ka qenë fatal, me 1 person të vdekur, derisa 95 aksidente kanë qenë me lëndime, ku kanë pësuar 129 persona. Ndërkaq, 146 aksidente kanë qenë me dëme materiale.
Në njoftim thuhet se në përgjithësi numri i aksidenteve për muajin korrik-2024 ka qenë në zbritje, prej -14.8%, për dallim nga muaji korrik-2023, që janë raportuar 284 aksidente të komunikacionit rrugor.
Tutje policia në Ferizaj thekson se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.























