13:00 / 12.08.2024
Funksionalizohet ordinanca stomatologjike në Zhegër
K. K. / RTKlive
Komuna e Gjilanit ka njoftuar se pas 10 vjetëve pauzë, është funksionalizuar ordinanca stomatologjike në Zhegër.
Sipas njoftimit të kësaj komune, nga sot është funksionalizuar zyrtarisht ordinanca stomatologjike në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Fazli Ramadani” në fshatin Zhegër.
Kjo po bëhet pas 10 vjetëve pauzë. Qytetarët e Zhegrës dhe zonave përreth do ta kenë mundësinë të marrin shërbime shëndetësore stomatologjike në QMF-në e tyre të afërt, gjatë ndërrimit të paradites.
“Në këtë mënyrë kursejmë qytetarët tanë dhe u mundësojmë atyre qasje sa më të lehtë dhe të shpejtë për t’i përmbushur nevojat e tyre shëndetësore", thonë nga QKMF ‘Dr. Nagip Rexhepi’ në Gjilan”, thuhet në njoftim.























