09:02 / 20.08.2024
Gjilan: Ndërtohen rrugët në lagjen ‘Dheu i Bardhë’ dhe ‘Enver Miftari’
M.P. / RTKlive
Në Komunën e Gjilanit po zhvillohen disa projekte infastrukturore. Po vazhdon ndërtimi i rrugëve në lagjen "Dheu i Bardhë", teksa po kryhen punimet në trotuarin dhe ndriçimin e rrugës "Enver Miftari", pas asfaltimit final të kësaj rruge.
Kryetari Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në vlerë prej mbi 330,000 euro po ndërtohen rrugë në lagjen "Dheu i Bardhë".
I pari i komunës, tregoi se rrugët që do të ndërtohen janë: "Avni Rrustemi", "Rifat Hamiti", krahu 1, krahu 2, "Gustav Majer", "Shyt Mareci" "Aleks Buda", "Afrim Maliqi" dhe rruga "Vëllezërit Frashëri".
Në inspektimin e punimeve morën pjesë deputetët e Kuvendit të Kosovës Luan Aliu e Arjeta Rexhepi dhe drejtorët komunalë.

























