KFOR-i merr pjesë në stërvitjen e udhëhequr nga EUFOR ​
BKT
Kosovë

KFOR-i merr pjesë në stërvitjen e udhëhequr nga EUFOR ​

RTKlive

Nga 25 gushti deri më 13 shtator 2024, njësitë e misionit të KFOR-it do të marrin pjesë në stërvitjen e Forcave të Bashkimit Evropian (EUFOR) në Bosnje dhe Hercegovinë​ “Reagimi i Shpejtë 2024”.

KFOR-i ka njoftuar se ky është një tjetër ‘demonstrim i prekshëm’ i bashkëpunimit të NATO-s dhe BE-së në mbështetje të stabilitetit rajonal.

“Personeli dhe asetet e KFOR-it do t’i bashkohen zonës së stërvitjes me transport tokësor”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Paralajmërohet se si rrjedhojë mund të ketë kolona në trafik përgjatë rrugëve kryesore dhe në pikat e kalimit kufitar.

 


MË SHUME NGA Kosovë