Bie fasada, rrezikohen qytetarët|Video
BKT
Kosovë

Bie fasada, rrezikohen qytetarët|Video

Edona Podvorica / RTK

Paraditen e sotme, është dëmtuar objekti i Shkollës së Parë Shqipe në Prishtinë. Komuna tha se u mobilizuan shpejt për reagim, marrë për bazë rrezikun që ky objekt i vjetër paraqet për sigurinë e kalimtarëve. E Ministria e Kulturës duke e akuzuar Komunën për mos reagim, thotë se do të marrin përgjegjësinë dhe punimet në këtë ndërtesë do t`i nisin së shpejti.

Paraditen e sotme, pjesë të fasadës dhe disa tulla të objektit të Shkollës së Parë Shqipe në Prishtinë, rrëshqitën.

Kalimtarët e rrezikuar njoftuan drejtorinë e emergjencave.

Zjarrfikësit e kryeqytetit intervenuan menjëherë.

Drejtori i emergjencave, Lulzim Fushtica, i tha RTK-së se janë mobilizuar për reagim, marrë për bazë rrezikun që ky objekt i vjetër paraqet për sigurinë e kalimtarëve.

 “Ne si drejtori kemi për obligim që të dalim dhe,  jemi mobilizua dhe e kemi eliminua rrezikun eminent, por kjo kërkon investim e riparim nga ministria e kulturës, dhe kemi edhe disa shtëpi nën mbrojtje që paraqesin real për qytetarët" ,tha Lulzim Fushtica,  drejtor i Emergjencave në Prishtinë.

Ata bllokuan trotuarin pranë objektit.

 “Trotuari do të jetë i pashfrytëzueshëm, sepse paraqet edhe më tutje problem”, tha Fushtica .

Të kontaktuar nga RTK, Ministria e Kulturës hodhi akuza në drejtim të Komunës së Prishtinës duke thënë se punimet do të nisin së shpejti.

Objekti që është në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme, tash e disa vjet ka mbetur në këtë gjendje. Skelet e vendosura vite më parë për një intervenim emergjent që u bë në vitin 2018 janë ende aty. Objekti vazhdon të dëmtohet e alarmi për rrezikun që paraqet ai po rritet.


MË SHUME NGA Kosovë