Moti sot, me vranësira të shpërndara dhe mundësi reshje shiu
BKT
Kosovë

Moti sot, me vranësira të shpërndara dhe mundësi reshje shiu

RTKlive

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 12 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 deri në 32 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s. Gjatë kësaj jave parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe relativisht i qetë.


MË SHUME NGA Kosovë