Tre fshatra të Gjilanit bëhen me laboratorë për analiza biokimike
BKT
Kosovë

Tre fshatra të Gjilanit bëhen me laboratorë për analiza biokimike

K. K. / RTKlive

Komuna e Gjilanit ka bërë me dije se Bresalci, Cërrnica dhe Mireshi po bëhen me laboratorë për analiza biokimike.

Sipas njoftimit të kësaj komune, sektori i shëndetësisë në komunën e Gjilanit vazhdon të shënoi përparim të prekshëm për pacientët. Tanimë edhe në ambulancat e fshatrave po bëhen transformime dhe decentralizim të shërbimeve mjekësore.

Me laboratorë për analiza biokimike për AMF, po bëhen edhe ambulancat në Bresalc, Cërrnicë dhe Miresh.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum për laboratorët e tri AMF-ve në këto fshatra me drejtorin e organizatës Qatar Charity, Esam Dabab.

 “Decentralizim i shërbimeve, ulje e kostos për qytetarët dhe rritje e cilësisë”, tha kryetari Hyseni, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë