‘Hidrodrini’: Kthehet furnizimi me ujë të pijshëm për 24 orë
BKT
Kosovë

‘Hidrodrini’: Kthehet furnizimi me ujë të pijshëm për 24 orë

K. K. / RTKlive

Kompania Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar se komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan e Junik, që kanë qenë të afektuar me reduktimin e ujit të pijes se nga sot furnizimi është kthyer i plotë.

Në njoftim thuhet se arsyeja kryesore e ndërprerjes së reduktimeve, është se ka rënë dukshëm konsumi i ujit të pijes nga ana e konsumatorëve dhe kanë filluar reshjet atmosferike.

KRU “Hidrodrini” thotë se si rrjedhojë e kësaj, janë ngritur shtyllat e presionit në rrjetin e ujësjellësit për zonën në fjalë beteja me keqpërdoruesit e ujit të pijes po vazhdon.

“Uji është jetë, ta ruajmë, ta paguajmë dhe ta përdorim racionalisht , thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë