Përçuku: Shumica e nxënësve përballën me ankth, stres dhe depresion|Video
Sh. Gashi|rtklive
Psikologja Veronë Përçuku në “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK ka folur për raportin “Mirëqenia Psikologjike në Shkolla”.
Përçuku ka thënë së me këtë raport synohet paraqitja e mirëqenies psikologjike në shkolla. Ajo ka folur për të gjeturat e këtij raporti nëpër shkolla. Sipas saj gjendja në teren nuk është e mirë.
“Sa i përket qëllimit mbetet i njëjti që ka të bëjë me kuptimin e shëndetit mendor të nxënësve nëpër shkolla. Ne kemi bërë disa hulumtime. Sa i përket të gjeturave të kësaj matje fillimisht mund të themi se 59.9% e nxënësve në Kosovë përballen me simtoma të moderuara deri në të rënda të ankthit, pastaj 82.4% e nxënësve raportojnë vetëbesim të ulët, derisa 62.5% e nxënësve në Kosovë përballen me simtoma të moderuara deri në të rënda të depresionit”, ka theksuar Përçuku.
Po ashtu, Përçuku ka deklaruar se nxënësit që marrin ndihmë psikologjike në shkolla janë më mirë në të gjitha aspektet e mirëqenies psikologjike në krahasim me ata që nuk e marrin këtë ndihmë.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë:























