Inagurohet këndi i ri të lojërave në Kopshtin `Botanika`, në lagjen Mati 2
BKT
Kosovë

Inagurohet këndi i ri të lojërave në Kopshtin `Botanika`, në lagjen Mati 2

V.Thaçi / RTKlive

Sot është inagurua këndi i ri të lojërave në Kopshtin "Botanika," në lagjen Mati 2.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës Perparim Rama, përmes një postimi në 'Facebook', ku ka thënë se ky projekt u realizua falë bashkëpunimit mes USAID-it, përmes programit Kontrata Sociale, dhe Komunës së Prishtinës, me një investim prej 30,000 dollarësh, duke krijuar një hapësirë të sigurt dhe të gëzueshme për fëmijët e kësaj zone.

“Falënderojmë në veçanti Eric Bjornlund, Drejtorin Ekzekutiv të Democracy International, për pjesëmarrjen dhe kontributin e tij të rëndësishëm në këtë projekt”, ka shkruar Rama.


MË SHUME NGA Kosovë