Përurohet çerdhja në Suharekë, marrin pjesë Kurti e Nagavci
BKT
Kosovë

Përurohet çerdhja në Suharekë, marrin pjesë Kurti e Nagavci

M. Axhami / RTK

Është përuruar çerdhja publike në qytetin e Suharekës.

Në ceremoni kanë marrë pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Në inaugurimin e kësaj çerdheje, kryeministri ka theksuar se ndërtimi i kësaj çerdheje përfaqëson një hap tjetër përpara në përkushtimin për të ofruar arsimim cilësor.

Ky investim, sipas kryeministrit Kurti, është një dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tyha se edukimi në fëmijërinë e hershme është prioritet i Qeverisë.


MË SHUME NGA Kosovë