Nënshkruhet kontrata, operatorët paguhen sipas kilometrave të realizuara
BKT
Kosovë

Nënshkruhet kontrata, operatorët paguhen sipas kilometrave të realizuara

Sh.Ç/RTKlive

(E plotësuar) Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontrata me 24 operatorë privatë të transportit publik. Përmes kësaj kontrate, këta operatorë obligohen që të blejnë autobusë të rinj brenda një viti, në të kundërtën atyre mund t’u revokohet licenca. Kontrata tetëvjeçare përcakton që operatorët do të paguhen sipas kilometrave të realizuar.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, do të krijojë një ekuilibër ndërmjet sektorit publik dhe privat.

“Këto kontrata u mundësojnë që të investojnë në autobusë të rinj. Kemi punuar shumë që ta krijojmë një sistem të ri dhe në mënyrë që qytetarët ta blejnë veç një biletë. Që nga 1 janari qytetarët do ta blejnë veç një biletë”, ka theksuar ai.

Sipas tij, kjo e krijon një ekuilibër dhe një baras-peshë të shërbimeve që do të ketë një ‘garë’ ndërmjet sektorit privat dhe publik në mënyrë që standardi të jetë i barabartë. Rama ka thënë se kontrata është njëvjeçare që t’i blejnë autobusët, në të kundërtën do t’u merret licenca.

Komuna e Prishtinës sot nënshkruan kontratë me 26 operatorë privat

Sot kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të nënshkruajë kontratë me 26 operatorë privatë të transportit publik

Komuna thekson se përmes kësaj kontrate, operatorët privatë do të paguhen sipas kilometrave të realizuar.


MË SHUME NGA Kosovë