Rohde eksploron natyrën e Kosovës
BKT
Kosovë

Rohde eksploron natyrën e Kosovës

M.M. /RTKlive

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, po eksploron bukuritë natyrore në Kosovë.

Ai me një grup të shëtitësve pushtuan Kobilicën, një nga majat më të larta të Kosovës në 2,528m.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, nga Ambasada gjermane në Prishtinë, ambasadori Rohde falënderon klubin lokal të ecjes, ‘Sharri Wildlife’ dhe të gjithë shëtitësve, duke paralajmëruar ecjen e radhës në javën e ardhshme.

"Ndërsa një not në liqen nuk ishte në agjendë, dita ishte plot emocion - nga takimet e afërta me kafshët e egra lokale deri te një shi freskues shiu që shtoi një prekje aventure... Bashkohuni me ne për një ditë tjetër të shkëlqyeshme duke eksploruar peizazhet mahnitëse të Kosovës. Do të donim të të shihnim atje!”, ka shkruar, mes tjerash, ambasadori Rohde.


MË SHUME NGA Kosovë